Sport Ndërkombëtar

Pjanic mund të kthehet në Serie A

Miralem Pjanic

Në “Camp Nou” gjërat nuk ecën sipas të planeve të Miralem Pjanic.

Mesfushori boshnjak – vendosi të shkonte në huazim te Besiktasi, por nuk do të qëndrojë te skuadra turke.

32 vjeçari është i lidhur me një tjetër huazim, tashmë te Interi.

Barcelona's Miralem Pjanic linked with Inter move - Barca Blaugranes
Miralem Pjanic

Goal.com shkruan se neurazurët janë të interesuar për një huazim të tij në fund të këtij sezonit.

Duke marrë parasysh që në të kaluarën ka qenë pjesë e Juventusit dhe Romës – një rikthim në Serie A – mund të jetë një rilindje e karrierës për të.

Pjanic – ka zhvillua 20 ndeshje në këtë sezon – në elitën e futbollit turk, teksa është autor i dy asistimeve.

Miralem Pjanic: Beşiktaş'ta kalma kararını tek başıma veremem - Beşiktaş  (BJK) Haberleri - Spor
Miralem Pjanic

Ai ka kontratë valide me Barcelonën – deri në vitin 2024 – por nuk është në planet e Xavi Hernandez.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 11-të milionë euro. /Shqip.com