Sport Ndërkombëtar

Pjanic merr ofertë nga Arabia

Miralem Pjanic

Miralem Pjanic e mbaroi huazimin në Turqi, te Besiktasi.

Por, nuk është në planet e Xavi Hernandez – dhe një largim nga Barcelona duket afër.

I interesuar për shërbimet e tij është Rudi Garcia, i cili e ka marrë timonin e skuadrës arabe, Al Nassr.

Dyshja kishin bashkëpunuar edhe më parë së bashku – në Romë dhe mbetet të shihet nëse do bashkohen përsëri.

Pjanic i zhvillo 20 ndeshje – në elitën e futbollit turk, teksa është autor i dy asistimeve.

Ai ka kontratë valide me Barcelonën – deri në vitin 2024 – por nuk është në planet e Xavi Hernandez.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 11-të milionë euro. /Shqip.com