Sport Ndërkombëtar

Pjanic do të largohet sot nga Barcelona

Miralem Pjanic

Miralem Pjanic dhe Barcelona po i ndajnë rrugët.

Mesfushori boshnjak do e vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, te Shajah FC.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

Madje – sipas Romanos “Pjanic e ka planifikuar udhëtimin e tij në Arabinë Suadite – sot, në mënyrë që të t’i diskutojë detajet përfundimtare me Sharjah FC”.

Largimi i Pjanic nga Barça është një lajm pozitiv në anën tjetër për Gavin, i cili do të ketë vend të promovohet në ekipin e parë.

Pjanic ka kontratë valide me katalunasit – deri në vitin 2024.

Teksa, vlera e tij në tregun e transferimeve është 11-të milionë euro. 

Sezonin e kaluar – ai ishte huazim në Besiktas – ku i zhvilloi 20 paraqitje kampionale dhe asistoi dy herë./Shqip.com