Sport Ndërkombëtar

Pjanic në radarin e Napolit

Miralem Pjanic

Në “Camp Nou” gjërat nuk ecën sipas të planeve të Miralem Pjanic.

Mesfushori boshnjak – vendosi të shkonte në huazim te Besiktasi, por nuk do të qëndrojë te skuadra turke.

SPORT raporton se 32 vjeçari është i lidhur me një tjetër huazim, tashmë te Napoli.

Duke marrë parasysh që në të kaluarën ka qenë pjesë e Juventusit dhe Romës – një rikthim në Serie A – mund të jetë një rilindje e karrierës për të.

Pjanic – ka zhvilluar 20 ndeshje në këtë sezon – në elitën e futbollit turk, teksa është autor i dy asistimeve.

Ai ka kontratë valide me Barcelonën – deri në vitin 2024 – por nuk është në planet e Xavi Hernandez.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 11-të milionë euro. /Shqip.com