Rozë Ndërkombëtar

Pitt flet pas ndarjes me Angelina Jolie: Nga mjerimi erdhi një “shkëndijë” gëzimi

Brad Pitt ka folur për jetën e tij pas ndarjes nga ish-bashkëshortja Angelina Jolie.

Pitt, 58 vjeç, tregoj se miqësia e tij me këngëtarin Nick Cave dhe skulptorin Thomas Houseago lulëzoi pas njoftimit të divorcit.

Aktori i “Bullet Train” u takua për herë të parë me Cave në xhirimet e “Johnny Suede” në vitin 1991. Houseago iu shtua treshes në vitin 2016 pasi Pitt e takoi atë në një festë të Vitit të Ri.

“Mjerimi ynë i ndërsjellë u bë komik,” tha Pitt për miqësinë e tij me Houseago.

“Dhe nga ky mjerim erdhi një shkëndijë gëzimi në jetën time. Gjithmonë kam dashur të bëhem skulptor; gjithmonë kam dashur ta provoj.”

Brad Pitt

Në këtë kohë, Jolie sapo kishte bërë kërkesë për divorc nga Pitt pas një sherri të ashpër gjatë një udhëtimi me avion privat. Ajo akuzoi Pitt për dhunë fizike ndaj saj dhe fëmijëve.

Pitt kaloi shumë kohë në studion e Houseago gjatë kësaj periudhe kohore.

Aktori e shfrytëzoi këtë kohë për të punuar në aftësitë e tij artistike.

“Ka të bëjë vetëm me vetë-reflektim. Unë po shikoja jetën time dhe me të vërtetë po përqendrohesha në zotërimin e jetës time”, tha Pitt.

“Ndërsa rritem, gjej një rehati të tillë në miqësitë ku mund të jesh plotësisht vetvetja dhe dua që kjo të shtrihet në botën e jashtme,” vazhdoi ai.

“Unë zbuloj se duhet të eci me dhimbjen që përjetoj dhe duhet të eci me gëzimin, bukurinë.”

Pitt aktualisht është i përfshirë në një betejë gjyqësore me Jolie, në të cilën aktorja së fundmi akuzoi aktorin se ai sulmoi fizikisht njërin prej fëmijëve të tyre.

/Shqip.com