Rozë

“Pishpirik”, Ermal Fejzullahu nxehet keq me qytetarin që ia hodhi laserin në sy sa këndonte

Ermal Fejzullahu

Komuna e Skenderajt edhe këtë vit ka organizuar muajin e mërgatës.

Të ftuar kanë qenë këngëtarë të shumtë në mesin e tyre edhe Ermal Fejzullahu, i cili përformoi një ditë më parë.

Gjatë kohës që ai ishte duke kënduar në sheshin e kësaj komune një qytetar i hodhi atij llaserin – që i shkaktoi nervozizëm këngëtarit.

Ai ndërpreu për disa minuta koncertin dhe djalin e quajti loçko-man e pishpirik.

“ Ooo ti djalë a po e ndal at llaser o loçkaman, a mundesh me ja marr laserin atij pishpiriku, ndale”, dëgjohej teksa thoshte ai.

Kjo video u bë virale në rrjete sociale dhe mori komente të shumta – ku një pjesë e tyre ishin negative./SHQIP.com