Lajme

Pishina e Gërmisë hapet në qershor

Pishina e Gërmisë hapet në qershor
Pishina e Gërmisë hapet në qershor

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pishina e Gërmisë do hapet në muajin qershor.

Derisa kanë bërë të ditur që janë bërë disa investime në infrastrukturën e kësaj pishine.

“Pas 10 vjetësh, pishinës së Gërmisë po i kthehet freskia. Pishina po vjen me një ambient të ri: guaskë të lyer, investime në amfiteatër dhe në terrenin sportiv, renovim të tualetit, shtretër për relaks, gjelbërim të shtuar, si dhe me kënd të ushqimit dhe aktivitete të shumta artistike për të gjitha grupmoshat. Pishina hapet në qershor. Iu mirëpresim”, thuhet në njoftimin e tyre në rrjetin social Facebook.

/Shqip.com