Sport Ndërkombëtar

“Pirati e shpëtoi anijen nga fundosja”

Vedat Muriqi

Kur “pirati” zbarkoi në Spanjë – e kishte një mision: ta shpëtojë anijen që po fundosej.

Dhe qëllimin e arriti.

Mallorca ka siguruar biletën për qëndrim në La Liga edhe për një sezon.

Në total, ky ekip grumbulloi 39 pikë dhe pozicionohet në vendin e 16-të.

Image

Dhe një ndër më meritorët për këtë sukses ishte Vedat Muriqi.

Sulmuesi shqiptar u “rilind” në këtë ekip, ku u bë startues i padiskutueshëm.

Në 16-të ndeshje të zhvilluara, ai realizoi pesë gola dhe asistoi dy herë – duke dhënë shenja që po rikthehet në elementin e vjetër.

Por – shtatgjati ishte vetëm në formë huazimi te spanjollët, pasi kartonin e tij e ka Lazio.

E ardhmja e tij – mbetet ende e mjegullt pasi nuk dihet ende se ku do të luaj në sezonën e ardhshme.

Një rikthim në Turqi është raportuar, por vendimi i takon Vedatit./Shqip.com