“Pirati” e fundos anijen e Diego Simeones

“Pirati” u nis në ekspeditë.
Një tjetër anije mbeti e fundosur nga ai.
Vedat Muriqi – i ka siguruar fitoren Mallorcas, kundër Atletico Madrid.
Sulmuesi shqiptar arriti që të tund rrjetën nga pika e bardhë – kur po zhvillohej minuta e 68-të.
Ky gol, ishte i mjaftueshëm që skudra e tij t’i arkëtojë pikët e plota.
Deigo Simeone mbeti i shtangur në bankën rezervë.
Për sulmuesin shqiptar – kjo ishte hera e tretë që shënon gol në La Liga.
Me këtë fitore, “piratët” bëjnë edhe një hap para në “luftën” për mbijetesë, pasi gjenden në vendin e 17-të të La Ligas.
Teksa, Atletico mbetet në pozitën e katërt, me 57 pikë.
Muriqi është në formë huazimi te spanjollët, pasi kartonin e tij e ka Lazio.
E ardhmja e tij – mbetet ende e mjegullt pasi nuk dihet ende se ku do të luaj në sezonën e ardhshme.
Një rikthim në Turqi është raportuar, por vendimi i takon Vedatit. /Shqip.com