Piramidat e Egjiptit mund të humbasin për shkak të ndryshimeve klimatike
Antikitetet me famë botërore të Egjiptit, duke përfshirë piramidat, mund të humbasin nga ndryshimet klimatike deri në fund të shekullit, paralajmërojnë ekspertët.
Rritja e nivelit të detit të shkaktuar nga ndryshimet klimatike kërcënon të përmbytë vendet arkeologjike të Egjiptit, duke përfshirë kompleksin e tempullit të lashtë në Luxor dhe pjesën më të madhe të Aleksandrisë, qyteti më i madh i Egjiptit, i cili u ndërtua nën nivelin e detit në 331 pes nga Aleksandri i Madh.
Sipas Bassir, ndotja e ajrit dhe ngjarjet ekstreme të motit përbëjnë gjithashtu kërcënim për thesaret arkeologjike të vendit.
“Një e treta e çdo siti natyror dhe një e gjashta e çdo siti të trashëgimisë kulturore është aktualisht nën kërcënim për shkak të ndryshimeve klimatike,” tha ai.
Egjipti, me peizazhin e tij të thatë dhe qytetet e ulëta të shpërndara përgjatë Mesdheut dhe lumit Nil, do të shohë pasoja të rënda të ndryshimit të klimës nëse qëndrueshmëria nuk i jepet përparësi në mbarë botën.
Ekspertët kanë parashikuar një rritje të valëve të të nxehtit, stuhive të pluhurit dhe stuhive të shiut, të cilat të gjitha gërryejnë gurët dhe lajnë ngjyrën nga statujat e lashta.
/Shqip.com