Sport Ndërkombëtar

Pique realizon ëndrrën që ia mohoi Shakira

Shakira ia mohonte, por tashmë Gerard Pique do të bëjë realitet ëndrrën e tij. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se ish-mbrojtësi i Barcelonës do të martohet së shpejti me të dashurën e tij, Clara Chia.

“OkDiario” ka mësuar se çifti ka vendosur të martohet pas rreth një viti lidhje, pasi Pique është i bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur për jetën e tij dhe dëshiron të ketë Clara Chian si partnere të jetës. Gjë që e kishte menduar edhe me Shakirën, por këngëtarja kolumbiane ia kishte refuzuar.

Ish-partnerja e Pique nuk ishte celebruar kurrë me futbollistin, pasi ajo kishte pranuar publikisht se nuk dëshironte që ai ta shihte si “gruaja”, por si “e dashura e jetës”. Pique kishte plane të tjera në këtë aspekt por u dorëzua përpara kërkesës së Shakirës ndonëse kishin dy fëmijë bashkë, derisa çifti u nda.

Tashmë ai mund të bëjë realitet ëndrrën e tij dhe raportohet se kanë gjetur edhe unazën, si dhe kanë vendosur kur do të jetë edhe data e dasmës, që do ta bëjnë publike shumë shpejt. Ndërsa Shakira mbetet në kërkim të partnerit të duhur për të vazhduar jetën

/Shqip.com