Sport Ndërkombëtar

Pique po i shikon ndeshjet nga stoli

Gerard Pique

Në “Camp Nou” i fitoi të gjithë trofetë e mundshëm.

Aty e kaloi zenitin e karrierës, por sezoni i ri e ka gjetur të ulur në stol.

Gerard Pique nuk e ka djersitur ende fanellën e Barcelonës – në sezonin e ri.

Qendërmbrojtësi spanjoll ishte në stol ndaj Rayo Vallecanos dhe Real Sociedadid dhe kjo është hera e parë që nga tetori i vitit 2017 – që qëndron në stol dy ndeshje rradhazi.

Xavi Hernandez po e preferon të luaj me dyshen Christensen dhe Eric Garcia, ndërsa Araujo është pozicionuar në krahun e djathtë.

Duke marrë parasysh faktin që Jules Kounde do të regjistrohet së shpejti – gjasat që Pique të jetë startues përsëri – zbehen.

Shtatgjati ka kontratë me Barçën deri në vitin 2024, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet pesë milione euro.

Ai kishte zbarkuar në Spanjë – gjatë vitit 2014 – pasi katalunasit i paguan Manchester Unitedit pesë milionë paund./Shqip.com