Sport Ndërkombëtar

Pique përgjigjet pas publikimeve të “El Confidencial”: Nuk kam pse të kërkoj falje

Gerard Pique

Federata Mbretërore e Futbollit të Spanjës theu traditën në vitin 2019 për të njoftuar një zgjerim të formatit tradicional të Superkupës, që do të luhej në Jeddah.

Në këtë marrëveshje, i përfshirë doli të jetë edhe Gerard Pique përmes kompanisë “Kosmos”ku ai ka aksione, në një publikim nga “El Confidencial”.

Lojtari i Barcelonës është përgjigjur me zemërim ndaj rrjedhjes së bisedave personale që përfshijnë interesat e tij të biznesit jashtë lojës së futbollit, me 35-vjeçarin që thotë se nuk ka asgjë për të kërkuar falje, njofton “Goal”.

Gerard Pique

“Gjithçka që kemi bërë është e ligjshme. Dua të tregoj fytyrën time sepse nuk kam asgjë për të fshehur, jam krenar për atë që bëjmë në Kosmos”, tha fillimisht ai.

“Ne donim të ndryshonim formatin e konkursit dhe ta bënim atë më interesant për shikuesin. Kjo ka pasoja në të ardhurat. Presidentit, Luis Rubiales, i pëlqeu shumë ideja”, vazhdoi tutje Pique.

“Arabia Saudite nuk ishte opsioni i vetëm. Shtetet e Bashkuara dhe Katari ishin në tryezë. Në fund, ata vendosën të shkojnë në Arabinë Saudite. Kam sjellë një mundësi për RFEF-në, para se të ndryshonin format fitonin 120 mijë euro për konkursin, pas lëvizjes fituan 40 milionë euro. Unë thjesht e ndihmoj presidentin të gjejë një formulë që ka kuptim. Është një audio e nxjerrë jashtë kontekstit”, deklaroi tutje spanjolli.

Superkupa spanjolle në Jeddah, Arabi Saudite

“Në vend që ta organizoni atë në Spanjë, ku nuk do të bëni as 3 milionë euro, mendoni për këtë.”, vuri në theks Pique.

“El Confidencial më telefonoi një javë më parë dhe më tha se kjo [audio-incizimi] do të dalë. Unë u thashë atyre se nuk më intereson. Nuk kam pse të fshihem nga asgjë”, u shpreh ai.

Ai shtoi: Nuk duhet të jesh shumë i zgjuar për të ditur se kush qëndron pas rrjedhjeve.

“Unë jam këtu që të gjithë gazetarët të më bëjnë të gjitha pyetjet. Dua të theksoj se është një kompani, se nuk jam unë personalisht. Kjo kompani i është përkushtuar kësaj për një kohë të gjatë. Janë kryer operacione mes të tjerash nga kompania”, theksoi qendërmbrojtësi.

Trofeu i Superkupës së Spanjës

“Zyrtarisht ne mbledhim komisionin direkt nga qeveria e Arabisë Saudite. Në asnjë rast nuk mbledhim asgjë nga RFEF: katër milionë euro (10% e 40 milionë eurove të marrëveshjes). Nuk kam asnjë marrëveshje tregtare me RFEF.”, tha ish-lojtari i United.

“Nuk dua të mendoj nëse ata do të më ndjekin. Është një rrjedhje keqdashëse. Ajo që është lajm është vetë rrjedhja e audios, e cila është rrjedhur në mënyrë të paligjshme. Jo informacioni në të.

Pique gjithashtu përmendi se nuk ka plane të pensionohet nga futbolli edhe për disa kohë.

“Dalja në pension? Jo, larg kësaj. E gjithë kjo situatë më jep edhe disa vite të tjera për të konkurruar.

Kosmos, Gerard Pique

“E kuptoj që nuk është e zakonshme që një lojtar të përfshihet në këtë lloj biznesi sepse një lojtar nuk i bën këto gjëra derisa të pensionohet, por mua më pëlqen. A duhet të kërkoj falje? Për këtë? Epo, unë nuk do ta bëj, që këtu e tutje le të mendojë çdo njeri çfarë të dojë.

“Unë nuk kam hyrë në Kosmos dhe të bëj biznes për para. Siç mund ta kuptoni, kam fituar një jetë shumë të mirë dhe mund ta kaloj tërë jetën time shtrirë në një divan duke mos bërë asgjë. Në shoqërinë në të cilën jetojmë, të gjenerosh para do të thotë sukses dhe kjo më pëlqen”, përfundoi ai.

Përndryshe, qendërmbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique është duke studiuar për një diplomë master në biznes në Universitetin e Harvardit. /Shqip.com