Pique: Messi nuk është njeri, Cristiano është më i miri i njerëzve

“Messi apo Ronaldo”, është pyetja që ndëgjohet tash e dy dekadat e fundit në botën e futbollit.
Së fundmi, për këtë debat ka folur edhe qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique.
Për “BT Sport”, shtatëgjati dha një përgjigje tejet interesante, ku e pritshme ishte favorizimi i Messit.
“Por për mua është sikur Messi nuk është njeri, por Cristiano është më i miri i njerëzve. Po flasim për dy nga lojtarët më të mirë, jo vetëm në botë, por edhe për historinë e këtij sporti. Unë gjithmonë kam thënë se Messi ka një talent që askush nuk e ka. Dua të them, ai ka topin dhe shpejtësinë e tij që kontrollon topin”, u shpreh Pique.

Por, nuk e la pë lavdëruar edhe Ronaldon, duke thënë se “Cristiano Ronaldo është një lojtar shumë i ndryshëm, ata janë shumë të ndryshëm. Ai është i gjatë, i fortë, është me të vërtetë i kompletuar.
Ai mund të bëjë gjithçka. Ai mund të bëjë gola me kokë, goditje të lira, penallti, të godasë një me një”.

Sa i përket formës indviduale, Ronaldo këtë sezonë ka statistika dukshëm më të mira.
Në 18-të ndeshje të zhvilluara, portugezi ka shënuar 13-të gola, kurse Messi ka vetëm gjashtë gola – në 13-të ndeshje.
Në anën tjetër, Pique vazhdon të jetë startues te Barcelona edhe në moshën 34 vjeçare./Shqip.com