Sport Ndërkombëtar

Pique akuzohet për tradhti të re, kësaj radhe me një avokate nga Barcelona

Mbrojtësi Gerard Pique tash e një kohë është bërë hit në media për shkak të ndarjes me këngëtaren Shakira.

Gerard Pique së fundmi po dyshohet për tradhti të re.

Sipas emisionit televiziv spanjoll “Socialite”, ish-futbollisti i Barcelonës ka qenë i pabesë ndaj të dashurës së tij të re, Clara Chia Marti, shkruan Shqip.com.

Sipas një dëshmitari të supozuar, Pique dyshohet se është parë në shoqërinë e Giulia Puig, një avokate nga Barcelona, ​​në fund të vitit të kaluar në një nga vendet e tij të preferuara.

Mësohet se Pique dhe Puig kishin qenë në një lidhje për dy ose tre vjet.

Vetë Pique gjithashtu nuk reagoi në asnjë mënyrë ndaj informacioneve për lidhjen me Julia.

/Shqip.com