Pioli: Scudeto është synimi ynë
AC Milan janë duke kaluar nëpër një formë fenomenale në Serie A, ku gjenden në vendin e dytë pas shtatë gjirove.
Për këtë formë të rosonerëve, në mediat italiane ka folur edhe trajneri i tyre, Stefano Pioli, përcjellë Shqip.com.
Ai ka thënë se kuqezinjët janë rritur shumë muajve të fundit dhe se Scudeto është objektivi i tyre.
“Scudetto është objektivi ynë.Milani eshte rritur shume në këto muaj. Ne kemi akoma marzh permiresimi por, panorama e Scudetos nuk ka ndryshuar. Kandidatet për të kane mbetur të njëjtë, me Milanin që do të luftojë deri në fund, me Atalanten që është mësuar të bëjë këto nisje të avashta ”, tha fillimisht Pioli.
Strategu Italian po ashtu shtoi se Milani do të vazhdojë me rezultate pozitve ndeshje pas ndeshjes.
Ndërsa, për fund, 55 vjeçari tha se “ Juventusi do të rikthehet në garë për të luftuar sepse janë një skuadër shumë e rëndësishme.”
Ekipi Italian, ka disa ndeshje që po luan pa Zlatan Ibrhaimovic, i cili vazhdon të jetë i lënduar.
Formë kontraverse me Serien A kanë treguar në Ligën e Kampionëve, ku në dy ndeshje kanë pësuar dy humbje.
Pioli e mori timonin e shtatë herë Kampionëve të Evropës në vitin 2019, kurse paraprakisht e kishte udhëhequr Fiorentinën./Shqip.com