Sport Ndërkombëtar

Pioli: Gabuam në 45 minutat e para

Stefano Pioli

Pas barazimit të regjistruar kundër Portos, Milani tashmë rrezikon seriozisht që të elemionhet qysh në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Për këtë situatë aspak të këndshme, pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i kuqezinjëve, Stefano Pioli, shkruan Shqip.com.

Italiani, tha ndër të tjera se skuadra që ai drejton bëri shumë gabime teknike dhe në pasime.

“Na vjen keq! Gabuam në 45 minutat e para, duhet të luanim shpejt dhe provuar driblimet, por jo topa të lartë. Plus, kishte edhe gabime teknike në pasime. Në pjesën e dytë skuadra tregoi vendosmëri dhe guxim, por ishte e vështirë ta përmbysje sepse Porto është një ekip me shumë eksperiencë në Champions prej shumë vitesh dhe jashtë fushe luan edhe më mire”, tha fillimisht, Stefano.

Champions, Porto-Milan 1-0 and Rossoneri almost out – Pledge Times
Momente nga takimi, Milan-Porto

Por, Pioli gjithashtu shtoi se mori sinjale të mira në aspektin e “shpirtit luftarak” të skuadrës dhe foli për ndeshjen që do e zhvillojnë ndaj Interit, në fundjavë.

“Megjithatë, mora sinjale të mira nga skuadra përpara derbit, sidomos te grinta dhe dëshira për ta fituar ndeshjen. Ka kohë për ta përgatitur ndeshjen me Interin. Për mua ata janë favoritët e titullit, do jetë ndeshje e vështirë por do ta themi fjalën tone”, u shpreh, ai për fund.

Një fytyrë komplet tjetër, prej asaj në Ligën e Kampionëve, Milani po e tregon në Serie A.

Pas 12 gjirove të zhvilluara, ata gjenden pozitën e dytë, me pikë të njëjta me Napolin.

Së bashku me Freburgun dhe napoletanët, janë skuadrat e vetme në top pesë ligat evropiane, që nuk kanë pësuar ende humbje këtë sezonë./Shqip.com