Sport Ndërkombëtar

Pioli buzëqesh kur pyetet për transferimin e Ziyech

Hakim Ziyech

Rossoneri thuhet të jenë pranë marrëveshjes me marokenin.

Por, se sa do të ndimojë bordi drejtues i klubit italian nuk dihet.

Një koment për Hakim Ziyech e ka dhënë vetë trajneri i Milanos, raporton Fabrizio Romano.

“Nuk e di… varet nga bordi”, u përgjigj menaxheri i Milanit, Pioli me një buzëqeshje në fytyrë kur u pyet për Ziyech si lojtar perfekt për sistemin e tij.

Negociatat në vazhdim mes Milanit dhe Chelseat për të arritur një marrëveshje, sipas gazetarit Romano.

Hakim u transferua në “Stamford Bridge” në korrikun e vitit 2020 nga Ajax.

Hakim Ziyech, Ajax

Megjithatë, 40 milionë eurot e paguara për të nuk u shpaguan nga lojtari, i cili pati formë krejt tjetër në Amsterdam.

Teksa, aventura e tij në Londër duket po ashtu drejt fundit, me kampionët e Italisë që kanë plan ta rikthejnë atë në formën e tij optimale.

Hakim Ziyech, Chelsea

29-vjeçari u paraqit 23 herë në Premierligë përgjatë edicionit të kaluar, me ç’rast shënoi katër gola dhe dhuroi tre asistime.

Përndryshe, kontrata i skadon në qershorin e vitit 2025, kurse vlera e tij në treg kap shifrën e 28 milionë eurove, sipas ‘transfermarkt’. /Shqip.com