Lajme

“Pinokio, rrenc, mashtrues”, Ganimete Musliu ofendon Faton Pecin

Musliu-Peci

“Z.Pinokio ti nuk je veç rrenc ti je edhe manipulant”.

Kështu i është drejtuar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, pas përplasjes që të dy kishin në seancën plenare të Kuvendit të hënën.

Edhe gjatë seancës, Musliu e ka quajtur “gënjeshtar” Pecin, për shkak të përplasjes që kishin lidhur me çështjen e anulimit të thirrjes për grante.

Deputetja ka kërkuar nga ministri të tregojë se në cilën datë e ka anuluar thirrjen për grante dhe ku e ka publikuar, pasi sipas saj, vendimi nuk është i publikuar në webfaqen e ministrisë.

Pas kësaj përplasjeje, Peci e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook këtë vendim.

Ai ka thënë se është ofenduar nga deputetja Musliu, por ka shtuar se detyrat publike e obligojnë që t’i përgjigjet me seriozitet edhe njerëzve “joserioz” – duke iu referuar Musliut.

E pas këtij reagimi të ministrit, ka reaguar sërish deputetja e PDK-së.

“Vone je me manipulim të datës. Përveç meje tash me këtë dëshmi e kanë edhe qindra fermer. Veç po shkon duke sharru. Krimet kibernetike duhet te merren me ty manipulant, rrenc mashtrues”, ka shkruar ajo në Facebook./SHQIP.com