Lajme

Pilotët e FSK-së përfundojnë me sukses programin e aftësisë së fluturimeve në Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar foto nga programi i rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve nga Baza e Forcave Ajrore të Shqipërisë.

Më këtë rast ai është shprehur se Pilotët tanë përfunduan me sukses të lartë programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter në Bazën e Forcave Ajrore të Shqipërisë.

Në Bazën e Farkës të Forcave Ajrore të Shqipërisë, pilotët tanë të Njësisë së Aviacionit të FSK-së, përfunduan me sukses të lartë programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter tip AB-206, me qëllim të ruajtes së aftësive fluturuese individuale dhe operacionalitetit të njësisë sonë”, ka shkruar Mehaj.

Sipas Mehaj, ngritja e kapaciteteve ajrore e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, është nevojë për realizim të suksesshëm të operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale, si dhe atyre të përbashkëta në reagime për menaxhim krizash me forcat e Shqipërisë.

“Në kohën kur jemi në proces të ngritjes së kapaciteteve ajrore, ky program është shumë i rëndësishëm për rigjenerim të shkathtësive operacionale të pilotëve tanë”, ka shkruar Mehaj.

Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për mbështetjen nga vëllezërit e motrat tona të Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë ka shtuar në fund Mehaj.

/Shqip.com