Kulturë

Piktura “The Scream” luftë ekzistenciale e Edvard Munch

"The scream" Edvard Munch

“The Scream” është piktura që shihet si simbol i ankthit të gjendjes njerëzore, kjo pikturë e Edvard Munch, është një nga imazhet më ikonike të artit.

Munch, e lidh këtë pikturë shpirtërisht me gjendjen e tij, kriza ekzistenciale që ai po përjetonte pasqyrohet në këtë vepër arti, duke përshkruar një sulm paniku.

“The Scream”

E kaluara e Munch ishte traumatike, ai humbi nënën e tij në moshën pesë vjeçare, më pas ai u përball me dhunën psiqike që i shkaktonte babai abuziv.

Kjo gjendje bëri që Munch, të futet në botën e ankthit, dhe të kishte probleme me depresionin, shëndetin mendor e psiqik.

“The Scream” simbolizon kohët e errëta që po përjetonte Munch, ndërsa po përballej me krizat e individualitetit.

Edhe pse është padyshim vepra më e famshme e Munch, disa piktura ishin portrete të motrës së tij të vdekur, gjë që kishte ndikuar shumë në gjendjen shpirtërore të tij.

Anxiety (Munch)