Kulturë

Piktura sa një fushë futbolli, thyen rekordin Guinnes në Katar

Katari shtoi një tjetër Rekord Botëror në Guinness.

Ministria e Kulturës zbuloi pikturën më të madhe të barabartë me dimensionin e një terreni futbolli ose 9,652 m2 – nga artisti Imad Salehi.

Rekordi u gjykua nga Shaddy Gaad, menaxher i lartë i marketingut, rajoni Mena i Rekordeve Botërore Guinness.

“Rekordi i mëparshëm për veprën më të madhe të artit në kanavacë ishte 1,595.76 m2 i vendosur nga Sasha Jaffrey në vitin 2020. Kjo pikturë ka një sipërfaqe prej 9,652 m², që është Rekordi i ri Botëror Guinness për pikturën më të madhe në kanavacë.”

Salehi, tha se ju deshën më shumë se pesë muaj për të përfunduar pikturën.

Kam përdorur rreth 3000 litra bojë dhe 150 furça. Kam punuar rreth 14 deri në 18 orë në ditë. E gjithë kjo ide filloi me historinë e topit që është historia e Kupës së Botës.

“E mora si sfidë dhe doja ta prezantoja për Rekordin Botëror Guinness që të përkonte me Kupën e Botës këtu në Katar. E kam përzier me kulturën arabe me kulturat e tjera. Kur eksploroni pikturën, mund të shihni historinë e futbollit. Unë kam pikturuar më shumë se 10 mijë figura në të gjithë telajon”, theksoi ai.

Vepra e madhe e artit nga artisti Salehi, shpreh marrëdhënien e ngushtë midis artit, kulturës dhe sportit, të gjitha e cila do të bashkonte njerëzit dhe do t’i afronte me njëri-tjetrin.

/Shqip.com