Kulturë

Piktura më e famshme spanjolle e shekullit XlX

Doña Juana “La Loca

Francisco Pradilla ishte një piktor dhe zyrtar i muzeut spanjoll. Ai u konsiderua si një nga piktorët më kryesorë spanjoll të çerekut të fundit të shekullit të XIX dhe njihet si artist i shumë pikturave.

Pradilla ndoqi Shkollën e Arteve të Bukura San Luis, dhe më pas u transferua në Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura të San Fernando në Madrid.

Në vitin 1877, Pradilla krijoi atë që më vonë u konsiderua si një nga pikturat më të famshme të artit të shekullit XIX, “Doña Juana “La Loca”.

Piktura “La Loca” e Francisco Pradilla

Kjo pikturë e çoi drejtpërdrejt në famën e tij ndërkombëtare si artist, duke treguar një sukses të madh, kjo pikturë u bë kopje në shumë vende.

Piktura është një shembull i zhanrit të pikturës historike spanjolle. Ajo mori medaljen e nderit në Ekspozitën Kombëtare të Arteve të Bukura të vitit 1878, si dhe pati sukses në Ekspozitat Universale të Parisit në vitit 1878, si dhe në atë të Berlinit.

Në pikturë, Pradilla përfaqëson Mbretereshën Juana e Castile, duke vëzhguar arkivolin e burrit të saj të vdekur, piktori spanjoll donte ta përshkruante atë përmes një interpretimi romantik, duke pasur parasysh që ajo mishëron dashurinë, nderin, vdekjen dhe çmendurinë.

Mbreteresha qëndron drejt me një shprehje zbrazëtie në fytyrën e saj të dobët dhe duart e shtrënguara anash.

Burr i saj Philip, vdiq papritur nga ethet tifoide dhe thuhej se ajo e mbante arkivolin e tij kudo me vete, duke besuar se një ditë ai do të zgjohej nga gjumi./Shqip.com