Kulturë

Pianistja kosovare merr pjesë në koncertin e mbajtur në Paris

Pianistja nga Kosova, Lisa Sahatçiu, merr pjesë në koncert në Paris.

Pianistja kosovare, ka marrë pjesë në koncertin e mbajtur në Notre Dame du Travail-Paris.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo me një postim në rrjetin social Facebook.

Sahatçiu, është shprehur e lumtur dhe mirënjohëse rreth eksperiencës së saj.

Ndërkaq ka falënderuar ministrinë e Kulturës si dhe drejtoreshën Jehona Shyti, për pjesëmarrje në koncert.

“Shumë e lumtur për performancën time dhe njëkohësisht mirënjohëse pafundësisht për këtë eksperiencë të paharueshme!”, ka shkruar ajo.

Lisa ishte në mesin e laureatëve të garës Nouvelles Étoiles në Paris.