Sport Ndërkombëtar

Phoenix Suns – nuk po ndalen

Phoenix Suns shënojnë fitoren e radhës

Nuk po njohin kundërshtarë.

Phoenix Suns ka shënuar fitoren e radhës – duke triumfuar në udhëtim ndaj La Lakers, me rezultat 111-140.

Basketbollisti më i dalluar në parket – te Suns ishte Devin Booker, cili shënoi 30 pikë, asistoi dhjetë herë dhe bëri dy kërcime.

Ndeshje të mirë pati edhe Deandre Ayton – që regjistroi 23 pikë, dy asistime dhe 16-të kërcime.

Lakers hit rock bottom in blowout loss to Suns, who put up a 48-point first  quarter | Marca
Momente nga takimi

Teksa, te Lakers – edhe në këtë takim – më efikasi ishte Lebon James.

“King James” shënoi 31 pikë, teksa pati gjashtë asistime dhe shtatë kërcime.

Pas kësaj fitore, Phoenix mbetet në krye të Konferencës Perëndimore.

Kjo skuadër ka arkëtuar 54 fitore deri më tani, ndërsa është mposhtur vetëm 14-të herë.

Në anën tjetër, Lakers po e zhvillojnë një sezon katastrofal.

3 Best Prop Bets for Lakers vs Suns NBA Game on FanDuel Sportsbook
Momente nga takimi

29 fitore dhe 38 humbje – janë tregues pse gjenden në vendin e nëntë.

Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:

Rockets 105-130 Pelicans.

Pacers 128 – 131 Hawks.

Grizzlies 125 – 118 Thunder. /Shqip.com

Tabela e Konferencës Perëndimore