Sport Ndërkombëtar

Phoenix po “sundon” në Konferencën Perëndimore

Një tjetër fitore – një tjetër dëshmi e formës së lartë.

Phoenix Suns – ka shënuar fitore ndaj Minnesota Timberwolves – me rezultat 125-116.

Basketbollisti më i dalluar te skuadra vendase ishte Deandre Ayton.

Ai shënoi 35 pikë, bëri tri asistime dhe 14-të kërcime.

Deandre Ayton drops career-high 35 points | NBA News | Sky Sports
Deandre Ayton

Për Ayton – kjo është shifra më e lartë e pikëve që ka shënuar në karrierë.

Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Devin Booker, i cili realizoi 28 pikë, asistoi shtatë herë dhe pati tri kërcime.

Në anën tjetër – te Timberwolves ndeshje të mirë zhvilloi Anthony Edwards – duke realizuar 19-të pikë, katër asistime dhe katër kërcime.

Timberwolves handle Phoenix for three quarters, then unravel | Star Tribune
Momente nga takimi

Për Phoenix – kjo ishte fitorja e 59-të në këtë sezon – krahas vetëm 14-të humbjeve.

Kjo skuadër – gjendet në vendin e parë të Konferencës Perëndimore.

Kurse, Timberwolves gjenden në pozitën e shtatë, me 42 fitore dhe 32 humbje./Shqip.com

Tabela e Konferencës Perëndimore