Sport Ndërkombëtar

Phillips i pa fat – pritet t’i humbas edhe ndeshjet me Anglinë

Lëndimet e shumta kanë bërë që Kalvin Phillips të ketë minuta të limituar në skuadrën e Pep Guardiolas.

Dhe tani duket se mesfushori nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjet me kombëtaren e Anglisë.

26-vjeçari u lëndua në një miqësore përballë Barcelonës në fillim të sezonit, edhe pse u kthye shpejt nga ai lëndim, Philips vuajti nga i njëjti problem në ndeshjen me Leeds, që e mbajti jashtë për pesë javë.

Tani sipas GOAL, anglezi pasi humbi fitoren me Wolves – mjekët e Cityt po e shqyrtojnë mundësin e një operacioni.

Kjo është një goditje e madhe për ish-lojtarin e Leeds, i cili këtë stinor ka vetëm 20 minuta lojë.

Me Kupën e Botës vetëm dy muaj larg, ai mund ta humbas edhe atë mundësi.

Phillips ka qenë një pjesë e rëndësishme e Southgate, për arritjen deri në finale të Euro 2020.

Mesfushori anglez u largua nga Leeds United për t’iu bashkuar Manchesterit me një shumë prej 42 milionë funtesh./Shqip.com