Phillips i bashkohet Cityt
Publikuar:
(04.07.2022 11:15:35)

Kalvin Phillips është futbollisti më i ri i Manchester Cityt.
Mesfushori anglez i është bashkuar skuadrës së udhëhequr nga Pep Guardiola – me një marrëveshje gjashtë vjeçare.
Vlera e transferimit të tij i ka kushtuar “qyetarëve” 42 milionë paund.
Teksa, si pjesë e marrëveshjes – Darko Gyabi i është bashkuar Leeds United.
Philips zhvilloi 20 ndeshje në sezonin e fundit me Leeds, teksa dhuroi një asistim.
Philips ishte që një kohë të gjatë i lidhur me një afrim te City, pasi pëlqehet shumë nga Guardiola.
26 vjeçari konsiderohet si futbollist me potencial të madh, ndërsa ishte edhe pjesë e kombëtares angleze në “Euro 2020”. /Shqip.com