Sport Ndërkombëtar

Philadelphia afër finales së Lindjes

Philadelphia ka fituar me rezultat 115-103 ndaj Bostonit dhe tani udhëheq 3-2 në serinë e gjysmëfinaleve play off në Konferencën e Lindjes. Ndeshje e dominuar nga Philadelphia, që arriti një fitore me shumë peshë në fushën kundërshtare, pasi tani është vetëm një fitore larg finales në Lindje.

Joel Embiid me 33 pikë e Tyrese Maxey me 30 bënë diferencën në fushë për mysafirët, mbështetur nga Harden me 17 pikë e Harris me 16. Për Boston u dallua Jayson Tatum me 36 pikë, ndërsa Jaylen Brown 24, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Në Konferencën e Perëndimit, Denver udhëheq 3-2 serinë e takimeve, pas fitores 118-102 ndaj Phoenix, duke mos zhgënjyer në fushën e tij. Vendasit bënë një paraqitje të mirë dhe i afrohen finales në këtë  Konferencë.

Nikola Jokic u dallua me “triple double”, me 29 pikë, 13 kërcime e 12 asistime, mbështetur nga Bruce Brown me 25 pikë. Për Phoenix, dyshja Booker-Durant realizoi 54 pikë, por që mbetën për statistikë.

Konferenca e Lindjes – gjysmëfinale
Boston – Philadelphia, 103-115 (2-3)
New York – Miami, (1-3)

Konferenca e Perëndimit – gjysmëfinale
Denver – Phoenix, 118-102 (3-2)
Golden State – Lakers, (1-3)

/Shqip.com