Lajme Botë

Pfizer i kërkon SHBA-së miratimin e vaksinës për fëmijët 5-12 vjeç

Vaksina Pfizer

Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është kërkuar nga kompania “Pfizer” që ta miratojë vaksinën anti-COVID për fëmijët 5 deri në 12 vjeç.

Vetë kompania ka njoftuar përmes Twitter-it se tashmë e kanë bërë kërkesën.

Lexo edhe:
Ministria e Financave hap konkurs për drejtor të NjIF-it, pas shkarkimit të Dardan Nuhiut, personazhit të publikimeve nga Shqip.com

Në rast se kërkesa miratohet atëherë brenda një kohe të shkurtër edhe fëmijët do të fillojnë të vaksinohen.

Adoleshentët e moshës 16 vjeçare janë vaksinuar në një numër shtetesh, tashmë Kanada ka zgjeruar këtë – duke vaksinuar fëmijët mbi moshën 12 vjeçare.

Ilustrim

“Pfizer” ka qenë vaksina më e kërkuar në Kosovë.

Madje, Ministria e Shëndetësie ka kontratë me këtë kompani për furnizimin me 1.2 milion vaksina deri në fund të këtij viti.

Vaksinimi i 60 për qind të popullsisë deri në fund të vitit ka qenë premtim i Albin Kurtit, tash kryeministër i Kosovës.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kishte deklaruar se numri i të vaksinuarve do të jetë më i madh sesa 60 për qind. /Shqip.com