Lajme Botë

Pfizer dhe BioNTech fillojnë testimin e vaksinës kundër Omicronit

Vaksina anti-COVID-19 e Pfizer

Pfizer dhe BioNTech kanë filluar provën klinike për vaksinën specifike kundër variantit të ri të COVID-19, Omicron.

Studimi do të vlerësojë vaksinën për sigurinë, tolerueshmërinë dhe nivelin e përgjigjes imune, si një seri primare dhe një dozë përforcuese, në deri 1 mijë e 420 të rritur të shëndetshëm të moshës 18 deri në 55 vjeç, shkruan CNN, transmeton Shqip.com.

Studimi është i ndarë në tre grupe:

Pjesëmarrësit në grupin e parë kanë marrë dy doza të vaksinës aktuale Pfizer kundër COVID—19 të paktën 90 deri në 180 ditë përpara studimit. Ata do të marrin një ose dy doza të vaksinës specifike të Omicron.

Pjesëmarrësit në grupin e dytë kanë marrë tre doza të vaksinës aktuale Pfizer të paktën 90 deri në 180 ditë përpara studimit. Ata do të marrin një dozë të vaksinës aktuale Pfizer kundër COVID-19 ose vaksinës specifike të Omicron.

Pjesëmarrësit në grupin e tretë nuk kanë marrë asnjë vaksinë kundër COVID-19. Ata do të marrin tre doza të vaksinës specifike kundër Omicronit.

Vaksina specifike për Omicron do të administrohet si një dozë 30 mikrogram, e njëjtë me vaksinën aktuale./SHQIP.com