Lajme

Pezullohet zyrtari i SHKK-së, dyshohet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se njërin prej zyrtareve të tij ka pezulluar nga puna.

Arsyeja e pezullimit potencohet dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka pezulluar nga puna zyrtarin, Sh.G. I njëjti dyshohet se gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit. Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Tutje, thuhet se Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka.

/Shqip.com