Lajme

Pezullohet partia “Republikanët e Kosovës”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për pezullimin e Partisë “Republikane të Kosovës”, me 11 vota për, raporton EO.

Besnik Buzhala, drejtor i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të partive politike, tha se rekomandojë pezullimin e Partisë Republikane pas shqyrtimit të të gjithë materialit të nevojshëm.

“Kjo parti politike duhet te pezullohet prandaj rekomandimi i zyrës është që të pezullohet Partia Republikane e Kosovës”, u shpreh Buzhala.

Pikat e tjera që u diskutuan në këtë mbledhje u mbajtën pa praninë e mediave.

/Shqip.com