Lajme

Pezullohet greva në Gjykatën Supreme, Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Themelore në Prishtinë

Pallati i Drejtësisë në Hajvali

Pezullohet greva e punonjësve të administratës në Gjykatën Supreme, Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të cilët kanë thënë se ende nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre.

“Pas takimit të mbajtur, mes Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, Kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, ud. Kryetarit të Gjykatës së Apelit, Afrim Shala dhe Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama me grevistet në Pallatin e Drejtësisë, është vendosur që greva të pezullohet duke mos hequr dorë nga kërkesat deri në realizimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet pas qëndrimeve të shprehura publikisht përmes komunikatave zyrtare dhe shkresave të adresuara tek institucionet kompetente, se mbështet kërkesat legjitime të punonjësve të administratës./Shqip.com