Lajme

Pezullohen nga puna drejtori dhe tre zyrtarë tjerë në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka pezulluar nga puna, Drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, SH.S, Zëvendësdrejtorin e kësaj qendre, F.H, mbikëqyrësin F.L dhe zyrtarin korrektues, M.H.


Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës vendosi për pezullimin e nëpunësve civil për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të shqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me rastin dhe përgjegjësitë e tyre.

Kujtojmë, se ditën e sotme rreth orës 12:40 në këtë qendër të paraburgimit, i burgosuri me inicialet B.E, është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjencës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë.

/Shqip.com