Lajme

Petkoviqi do të qëndrojë sot e nesër në Kosovë

Me rastin e festave të Krishtlindjeve, drejtori i Zyrës për Kosovë Petar Petkoviq, sot dhe nesër do të jetë në Kosovë.

 Ai sot do të marrë pjesë në ndezjen e pemës së Krishtlindjes në Zubin Potok. Në mesnatë ai do të jetë në liturgji në manastirin e Banjskës.

“Sot, në ditën e Krishtlindjes, Petkoviq do të arrijë në Zubin Potok në ora 16:30. Në portën e kishës së Shën Triaisë ai do të marrë pjesë në ndezjen e pemës së Krishtlindjes dhe më pas është paralajmëruar bisedë me qytetarët e mbledhur”, thuhet në njoftim raporton Kossev.

Të nesërmen, më 7 janar, në orët e hershme të mëngjesit, drejtori i Zyrës për Kosovë do të jetë në në Zveçan, duke i dhënë fund vizitës së tij dyditore.

/Shqip.com