Lajme Ballkan

Petkoviq viziton Kosovën më 12 dhe 13 korrik

Drejtori i së ashtuquajturës, "Zyre për Kosovën", Petar Petkoviq

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, do ta vizitojë Kosovën më 12 e 13 korrik.

Bazuar në njoftimin e kësaj zyreje, Petkoviq do të marrë pjesë në akademinë në shtëpinë e kulturës ‘’Trepça’’ me rastin e shënimit të 30-vjetorit të themelimit të Komunës së Zveçanit.

Ai gjithashtu do të takohet edhe me disa familje në Komunën e Zveçanit.

Petkoviq është kryenegociator i Serbisë në dialogun për Kosovën.

Ditë më parë kishte një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Palët kishin thënë se “takimi ishte i vështirë”, duke u pajtuar veç në një pikë; ka shumë punë për të bërë. /Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.75
Sot : 27/09/2022