Lajme Ballkan

Petkoviq rreth vendimit për hapjen e urës së Ibrit: Kurti dëshiron luftë në veriun e Kosovës

Drejtori i së ashtuquajturës, "Zyre për Kosovën", Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka treguar se pa mëdyshje dëshiron luftë dhe të sjellë një konflikt në gjithë veriun e Kosovës.

Këto komente Petkoviq i dha pasi lajmit se është marrë vendimi për qarkullimin e automjeteve mbi urën e lumit Ibër.

“Kurti sot ka urdhëruar këshilltaren e tij Aida Ferrata që të marrë pjesë në seancën e Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës dhe pika kryesore e rendit të ditës ishte hapja e urës në Ibër, e cila ndan pjesën veriore dhe jugore të qytetit të Mitrovicës”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Petkoviq.

Në deklaratë, Petkoviq thekson se qëllimi i lëvizjes së njëanshme dhe të paligjshme të Kurtit është që të çojë në tensione dhe provokime të reja në kurriz të popullit paqësor serb në veri.

Në njoftim tutje thuhet se hapja e urës në Ibër është pjesë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Menjëherë i kam njoftuar të gjithë ndërkombëtarët për këtë lëvizje të fundit luftarake të Kurtit”, thekson ai, shkruan portali radiokim.

Petkoviq konkludon se nuk ka progres apo normalizim të marrëdhënieve përderisa “Kurti bën lëvizje të tilla të njëanshme me të cilat dëshiron ta sjellë në gjendje lufte tërë veriun e Kosovës dhe i takon perëndimit të parandalojë lëvizje të tilla të Prishtinës.

/Shqip.com