Lajme Ballkan

Petkoviq qëndron dy ditë në Kosovë për Krishtlindje

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Drejtori i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, të enjten dhe të premten do të qëndrojë në Kosovë për festat e Krishtlindjes Ortodokse, transmeton Shqip.com.

Kështu ka njoftuar zyra e tij, duke bërë të ditur se vizita e tij do të nisë në Zveçan ku do të marrë pjesë në ndezjen e pemës së Krishtlindjes në portën e kishës së Shën Gjergjit.

Më pas ai do të shkojë në Mitrovicë për të marrë pjesë në ndezjen e pemës së Krishtlindjes para kishës së Shën Dhimitrit pas së cilës do t’u drejtohet qytetarëve të mbledhur.

Ndërkaq, të premten ai do të vazhdojë vizitën në Priluzhje ku do të marrë pjesë në Liturgjinë e Krishtlindjes në Manastirin e Graçanicës.

Sipas agjendës, më pas ai do të vizitojë fshatin Prekovc të Novobërdës dhe do të përfundojë këtë vizitë në fshatin Pasjan të Gjilanit./SHQIP.com