Petkoviq: Policia Speciale e Kosovës nuk duhet të shkoj në veri ose do ndalohet nga populli serb

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq ka thënë se Forcat Speciale të Kosovës të quajtura ROSU, nuk kanë se çfarë kërkojnë në veri.
Siç ka raportuar Tanjug, Petkoviq ka thënë se NATO është e detyruar që të ndalojnë çdo përpjekje të ROSU-së për të shkuar në veri të Kosovës dhe nëse nuk e bëjnë atëherë këtë do ta bëjnë serbët lokal.
“Kam vetëm një mesazh për Kurtin – NATO është e detyruar të parandalojë çdo përpjekje të ROSU-s për të pushtuar veriun! Nëse nuk e bëjnë, inkursionet e ROSU-s do të parandalohen nga populli serb. Për të qenë plotësisht i qartë – flasim për një dhe kërcënimi i zhveshur i dhunës, forcës dhe konflikteve që Kurti po i thërret për të pushtuar veriun e Kosovës me të cilin ka vite të tëra”, tha Petkoviq.
Tutje, Petkoviq tha se kjo duhet të thuhet me zë të lartë që ROSU të mos shkojë në veri me asnjë pikë të marrëveshjeve të realizuara në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Al Jazeera, ka folur edhe një herë për vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave në veri të Kosovës.
Kurti ka shtuar se data 1 shtator mbetet afati nga i cili do të zbatohet vendimi për regjistrimin e targave në veri të Kosovës, raporton Al Jazeera.
Ai ka shtuar se askush nuk mund ta ndalojë policinë speciale që të shkojnë në veri të Kosovës.
“Dje jam takuar me gjeneralin [Ferenc] Kajari [komandantin e KFOR-it], po ashtu edhe me policinë tonë dhe EULEX-in. Barrikadat nuk janë zgjidhje. Ka një mekanizëm shtetëror që do të reagojë, nuk është vetëm policia, por edhe forcat speciale të policisë dhe askush nuk mund ta ndalojë policinë speciale që të vijë në veri”, tha Kurti.
Po ashtu, ai tha se veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës, ndodhet në Kosovë dhe nuk ka pasur kurrë më shumë sundim të ligjit në veri të Kosovës sesa tani.
Mbetet një masë reciproke sa i përket dokumenteve personale për qytetarët e Serbisë dhe nëse gjendja e sigurisë në veri është e shqetësuar do të reagojnë institucionet e Kosovës ka shtuar më tutje Kurti./Shqip.com