Lajme

Kurti: Askush nuk mund ta ndalojë policinë speciale që të vijë në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Al Jazeera, ka folur edhe nihër për vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave në veri të Kosovës.

Kurti ka shtuar se se data 1 shtator mbetet afati nga i cili do të zbatohet vendimi për regjistrimin e targave në veri të Kosovës, raporton Al Jazeera.

Ai ka shtuar se askush nuk mund ta ndalojë policinë speciale që të vijë në veri të Kosovës.

“Dje jam takuar me gjeneralin [Ferenc] Kajari [komandantin e KFOR-it], po ashtu edhe me policinë tonë dhe EULEX-in. Barrikadat nuk janë zgjidhje. Ka një mekanizëm shtetëror që do të reagojë, nuk është vetëm policia, por edhe forcat speciale të policisë dhe askush nuk mund ta ndalojë policinë speciale që të vijë në veri. Veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës, ndodhet në Kosovë dhe nuk ka pasur kurrë më shumë sundim të ligjit në veri të Kosovës sesa tani”, tha Kurti.

Mbetet një masë reciproke sa i përket dokumenteve personale për qytetarët e Serbisë dhe nëse gjendja e sigurisë në veri është e shqetësuar do të reagojnë institucionet e Kosovës ka shtuar më tutje Kurti./Shqip.com