Lajme

Petkoviq pas takimit në Rashkë: Ajo që po bën Kurti, është kundër popullit serb në Kosovë

Drejtori i së ashtuquajturës "Zyre për Kosovën", Petar Petkoviq

Ka përfunduar takimi i drejtorit të të ashtuquajturës zyre për Kosovë, në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq me me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Ai i është drejtuar përsëri kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit duke thënë se masa e reciprocitetit që do të aplikohet nga 1 gushti “është direkt kundër popullit serb në Kosovë”.

”Ajo që po bën Albin Kurti është drejtpërdrejt kundër popullit serb në Kosovë dhe Metohi dhe synon të dëbojë popullin serb dhe institucionet serbe nga Kosova dhe Metohia”, tha Petkoviq.

Përfaqëesusit e serbëve të Kosovës gjatë takimit me Petar Petkoviq në Rashkë,

Mes tjerash ai tha se të gjithë serbët e duan zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit.

Sipas tij ”kjo krizë dhe gjithçka që po ndodh, si dhe dhuna institucionale ndaj serbëve në Kosovë dhe Metohi, nuk do të ekzistonin nëse sot do të kishim Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e cila duhet të jetë kornizë për realizimin e të drejtave kolektive të serbëve në Kosovë”, u shpreh Petkoviq, shkruan Tanjug.

Në takimin që u mbajt në Rashkë,morën pjesë kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq, si dhe nënkryetarët e SL-së, Igor Simiç dhe Dalibor Jevtiq./Shqip.com