Lajme Ballkan

Petkoviq: “Me ndalimin e referendumit, Kurti dëshiron ta thellojë krizën”

Drejtori i së ashtuquajturës "Zyre për Kosovën", Petar Petkoviq

“Me vendimin për ndalimin e referendumit të 16 janarit, Albin Kurti po përpiqet të thellojë krizën”.

Kështu ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, transmeton Shqip.com.

Sipas tij, bisedimet Kosovë-Serbi kanë stagnuar, pasi “Prishtina po i rrit tensionet edhe më tej duke mos lejuar referendum për ndryshimet kushtetuese në Serbi”.

Ai thotë se Prishtina këtë po e bën “edhe pse Rezoluta 1244 e garanton të drejtën e votës, që është edhe në mandatin e misionit të OSCE-së në Kosovë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Prandaj iu drejtuam edhe Brukselit edhe vendeve të Kuintit, të cilat janë duke e shqyrtuar seriozisht këtë çështje dhe pres një përgjigje pozitive, sepse arbitrariteti i Albin Kurtit është shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave themelore të njeriut”, është shprehur Petkoviq në RTS.

Për të gjashtën herë këtë vit, Petkoviqit nuk i është lejuar të hyjë në Kosovë dhe për këtë ka thënë nuk është njoftuar deri sa ka arritur në Jarinje.

“Nuk ka shpjegim, nuk kam marrë asnjë e-mail me përgjigje negative si më parë. Deri në momentin që kam ardhur në Jarinje nuk e kam ditur që vizita ime është e ndaluar”.

Petkoviq më tutje ka theksuar se “pretendimi i Prishtinës se Donika Gervali nuk është lejuar të vijë në Bujanoc nuk është i vërtetë”.

Gjithashtu, aika bërë të ditur se nuk do të ketë takime brenda këtij viti mes Prishtinës dhe Beogradit, për shkak se Administrata e Brukselit praktikisht janë në pushime që nga e hëna./SHQIP.com