Lajme

Petkoviq: Kurti po përgatit një plan djallëzor për t’u hakmarrë ndaj popullit serb në Kosovë

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Serbi, Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë se vendimi i përfaqësuesve të Listës Serbe për të bërë verifikimin teknik të mandateve të tyre sot në Kuvendin e Kosovës, në asnjë mënyrë nuk nënkupton kthimin e Listës Serbe. në institucionet e Prishtinës.

“Gjithçka mbetet ashtu siç kanë thënë qartë dhe me zë të lartë serbët në konkluzionet e 5 nëntorit – nuk ka kthim në institucionet e Prishtinës derisa të tërhiqet vendimi i kundërligjshëm i Prishtinës për riregjistrim dhe të formohet Asosacioni i Komuna me Shumicë Serbe. Dua të jem absolutisht i qartë, arsyeja e verifikimit të këtyre mandateve nga përfaqësuesit e Listës Serbe është vetëm se kemi ardhur deri te informacionet e fundit se Kurti po përgatit një plan djallëzor për t’u hakmarrë ndaj popullit serb në Kosovë. “, tha Petkoviq.

Sipas tij, plani i Kurtit ka qenë që vendet e garantuara për përfaqësuesit e Listës Serbe t’i plotësojë me ata serbë që mbështesin Prishtinën dhe Kurtin, jo Beogradin dhe jo popullin serb në Kosovë, raporton Kosovaonline.

“Po flasim për listat e Rashiqit, Petkoviqit dhe Rada Trajkoviqit. Bëhet fjalë për parti politike absolutisht të vogla, që pothuajse nuk ekzistojnë në Kosovë, për të cilat në zgjedhjet e fundit votuan diku ndërmjet 0.17 dhe 0.05 për qind e popullit serb në Kosovë, po flasim për përfaqësues të politikës dhe partitë që janë në nivel të gabimeve statistikore”, thotë Petkoviq.

Petkoviq ka shtuar se për të parandaluar atë skenar është bërë verifikimi teknik i mandatit nga përfaqësuesit e Listës Serbe.

/Shqip.com