Lajme Ballkan

Petkoviq: Kurti nuk pyetet për vizitën e Vuçiqit në Kosovë

Petar Petkoviq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë
Petar Petkoviq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mund të ndalojë vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

Petkoviq ka thënë se Kurti kot mburret dhe se nuk pyetet për diçka të tillë, pasi sipas tij, ka marrëveshje që e rregullojnë këtë çështje.

Nervozizmi i Albin Kurtit për marrëveshjen në Ohër, prej nga u kthye pa asnjë nënshkrim dhe njohje nga Beogradi, po përshkallëzohet çdo ditë. Prandaj kot mburret se mund ta ndalojë vizitën e presidentit Aleksandër Vuçiq në Kosovë, pasi ai nuk pyetet për diçka të tillë”, ka thënë Petkoviq.

Në kuadër të dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dy vendet kanë arritur Marrëveshje për vizitat zyrtare, e cila ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor, 2014.

Aty janë përcaktuar edhe afatet kohore se kur mund të dërgohen kërkesat për vizita dhe kur palët mund ta refuzojnë një vizitë të zyrtarëve të shtetit tjetër

/Shqip.com