Lajme

Petkoviq: Kurti i dha një goditje fatale dialogut të Brukselit

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovë, Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me deklaratat e tij në Berlin, për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe suspendimin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Veriut, Nenad Gjuriq, i dha një goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit.

Petkoviq tha se më këtë Kurti poshtëroi Bashkimin Evropian dhe u përpoq të poshtërojë Beogradin.

“Nuk e dimë nëse Perëndimi i ka dëgjuar këto mesazhe nga Kurti, nuk kemi asnjë reagim nga perëndimi, ai tani dëshiron të ndryshojë dhe të emërojë komandantët e policisë në veri të Kosovës. Drejtori i drejtorisë së policisë zgjidhet nga populli serb. Katër kryetarë komunash në veri, por Alibin Kurti nuk është i interesuar për këtë, deri më sot kanë kaluar 3486 ditë nga Marrëveshja e Brukselit dhe ZSO nuk është formuar”, theksoi Petkoviq.

Petkoviq shtoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar mbrëmë shtatë orë me përfaqësuesit politikë serbë nga Kosova, raporton Tanjug.

“Populli ynë është i bashkuar dhe i vendosur për të mbrojtur të drejtën e tij për të qëndruar dhe për të mbijetuar në vatrat e tyre. Presidenti Vuçiq u tha atyre se ai i kupton ata dhe vuri në dukje të gjitha pasojat nëse shpërbëhet Marrëveshja e Brukselit. Ata thanë se e kuptojnë presidentin, por ata duan që asnjë serb të mos largohet nga Kosova”, ka thënë Petkoviq.

Ndryshe, krerët e Listës Serbe kanë mbajtur konferencë bashkë me drejtorin e suspenduar të Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, ku kanë treguar se pasnesër do të kenë protestën e parë.

Goran Rakiq ka thënë se protesta do të jetë jo e dhunshme, por “nuk dihet në çfarë do të kthehet”.

/Shqip.com