Lajme Ballkan

Petkoviq: Kurti dhe Sveçla duan konflikte, nuk duan marrëveshje

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Serbi, Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po duan konfilkte e jo marreveshje.

Ai këtë reagim e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social në Twitter.

“Sot@albinkurtidhe@XSvecla treguan se duan konflikte! Ata absolutisht nuk janë të interesuar për marrëveshje. Serbët në Kosovë nuk do të jenë kurrë të huaj dhe as tabelat KM nuk janë të paligjshme. Veprimet e Kurtit dhe Svećlja-s janë të paligjshme dhe populli serb nuk do t’i lejojë ato. Shantazhi kriminal nga Prishtina nuk do të kalojë”, shkroi Petkoviq në Twitter.

Që nga 1 shtatori Qeveria e Kosovës pritet që të nisë së zbatuari vendimin për reciprocitet me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet./Shqip.com