Lajme

Petkoviç : U hap rruga për bisedimet rreth Asociacionit

Sot në Bruksel është arritur marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë elektrike.

Takimet janë zhvilluar Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve, i cili ka nisur më 2011.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për këtë dialog, Mirosllav Lajçak, ka zhvilluar fillimisht takime bilaterale me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është shef i delegacionit të Kosovës për dialog, e më pas takim të njëjtë edhe me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq.

Për këtë ujdi, ka reaguar ky i fundit duke thënë se kompania “Elektrosever do të furnizojë në mënyrë të pavarur konsumatorët me energji elektrike në veri të Kosovës

“Pa tarifë retroaktive ✔ Rrugë e hapur për bisedime për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ✔. Unë personalisht do të jem në terren me njerëzit tanë dhe do të monitoroj zbatimin e marrëveshjes”, shkroi ai në Twitter.

Sipas tij, pas kësaj marrëveshje nuk ka më kërcënime për ndërhyrje në Valaç dhe ndërprerje të dhunshme të energjisë./Shqip.com