Petkovic: Liturgjia ka ndihmuar unitetin e serbëve

Drejtori i së ashtuquajturës, “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq po qëndron në Kosovë.
Ai ka thënë se liturgjia e shenjtë ka shërbyer për unitetin e serbëve.
“Vetëm në atë mënyrë serbët mund të qëndrojnë dhe të mbijetojnë në Kosovë”, ka deklaruar Petkovic, raporton Tanjug.
Petkoviq mori pjesë të enjten në liturgjinë kushtuar Festës së Shndërrimit në komunën e Vushtrrisë.
Petar Petkoviq, do të qëndrojë në Kosovë, të enjten dhe të premten.
Petkovic do të marrë pjesë në disa aktivitete, sidomos atyre fetare.
E ashtuquajtura “Zyre për Kosovën”, ka publikuar në tërësi agjendën e tij, raporton portali në gjuhën serbe KosovoOnline.
Vizita e Petkovicit vjen në një kohë kur nuk ka shumë zëra për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
Muajin e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishin një takim.
I vetmi pajtim mes tyre ishte që të takohen përsëri.
Por, zyrtarë evropianë thonë se rezultate konkrete në procesin e dialogut do të ketë pas zgjedhjeve në Kosovë e Serbi. /Shqip.com