Lajme

Petkoviç: Apelojë tek zyrtarët në Prishtinë që të mos spekulojnë për ngjarjet në Veri

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Serbi, Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka reaguar pas sulmeve në Veriun e Kosovës.

Petkoviç ka apeluar tek të gjithë zyrtarët në Prishtinë që të përmbahen nga spekulimet e papërgjegjshme dhe jo të besueshme për ngjarjet në Zubin Potok.

“Apeloj tek të gjithë zyrtarët në Prishtinë që të përmbahen nga spekulimet e papërgjegjshme dhe jo të besueshme për ngjarjet në Zubin Potok, sepse ato mund të rrezikojnë stabilitetin në terren. Sulmet e orkestruara ndaj serbëve dhe Beogradit zyrtar, edhe para përfundimit të hetimeve, vënë në pikëpyetje motivin e këtyre ngjarjeve”, ka thënë ai.

Petkoviç përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Beogradi është i përkushtuar për ruajtjen e paqes në rajon.

“Beogradi zyrtar është i përkushtuar në mënyrë të palëkundur për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, sepse serbët nga Kosova e dinë më së miri vlerën e paqes”, është shprehur ai.

Sot gjatë ditës në një konferencë për media , Policia e Kosovës dhe Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se në veri të vendit prej 13 prillit deri më sot zyrtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar nga grupe kriminale./Shqip.com